Për ju z.Sela që duket se keni humbur arsyen jo vetëm në veprimin politik por tashmë edhe në artikulimin tuaj. Shihet qartë se fjalori prej një politikani të ulët është bërë karakteristikë e shprehjeve tua para elektoratit. Kjo tregon se ju nuk keni sens për fushatë demokratike, nuk keni vullnet të pranoni perspektivën e garantuar dhe nuk largoheni dot nga fjalori tipik i PDSH-së, ndonëse aty u rrite dhe u maturove si një politikan i dështuar që shanë, ofendon dhe nxjerr vrerë në llogari të pak vëmendjeje, meqë ndryshe nuk e fitoni dot. Duke apostrofuar atë se çka flet z.Izet Mexhiti, tezat e të cilit mendësia juaj nuk i kapërdinë dot, pretendoni se po zbuloni të pazbuluarën nga Çellopeku i Bërvenicës. Meqë përcillni tubimet dhe paraqitjet e z.Mexhiti , sugjerimet tona adresohen në drejtim të një analize më të arsyshme, me kuptim dhe të plota nga ana juaj . Sepse të akuzoni për gënjeshtër pa bazë ju nxjerr ju përveç se manipulator ordiner dhe një politikan të frustruar. Z. Mexhiti thirret në vota të cilat raundin e parë do ti garantojnë fitoren presidentit konsensual në Raundin e dytë. Sepse fuqia e votës shihet pikërisht me 21 prill, fuqia e asaj vote që do ta bëj realitet dhe do ta jetësojë konceptin e Bashkimit Demokratik për Integrim , me sjelljen e presidentit , shtetit dhe shoqërisë për të gjith.