Janë tre nga aktoret më të dashura kjo sidomos për shkak serialit më të ndjekur ku ato kanë qenë pjesë.

Yjet e “Friends”, Courtney Cox, Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston janë takuar sërish për të kaluar një ‘natë vajzash’ në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndonëse seriali i njohur ka përfunduar prej 15 vitesh, sërish është shumë i dashur për publikun dhe fansat shpesh kanë kërkuar një risjellje në ekran të tij.

Vetëm pak kohë më parë, Aniston u shpreh në emision me ‘Ellen Show’ se ajo dhe të gjithë kolegët e saj do të dëshironin shumë që seriali të rikthehej edhe njëherë në një formë më moderne.

Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të realizohet, por mesa duket mbledhjet e para kanë nisur.