Kanë kaluar mbi 70 minuta lojë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Anglisë.

Ndeshja e vlefshme për vendin e tretë në Ligën e Kombeve është duke u luajtur ende me rezultat 0:0, raporton Zëri.info.

Image

Por, në minutën e 64-t, mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën, pësoi një lëndim.

Ylli i Liverpoolit u detyrua ta lëshojë fushën e lojës duke çaluar.

Vendin e tij në fushën e gjelbërt e zuri Steven Zuber.

Image