Së fundmi është përfolur për një sistem multi-platformë të aplikacionit popullor të komunikimit ‘WhatsApp’, duke u dhënë mundësi përdoruesve të aktivizojnë një llogari në shumë pajisje.

Megjithatë, një gjë e tillë u konfirmua nga platforma testuese e përditësimeve të aplikacionit ‘WABetaInfo’, duke thënë se sistemi është në punim e sipër, transmeton lajmi.net.

Gjrumuesi tutje thotë se sistemi me shumë platforma do funksionojë për iPhone, Android, iPad, si dhe për Windows.

Përdoruesit do jenë në gjendje të përdorin llogarinë e tyre të WhatsApp-it në iPad, pa dalë nga e njëjta llogari në iPhone, apo anasjelltas.

Por, gjurmuesi nuk ka arritur ta ilustrojë nëpërmjet fotografive një risi të këtillë, kështu që ka mundësi të jenë vetëm thashetheme.