Vivian Biagioni, këngëtarja që shkeli skenat muzikore që kur ishtë 6 vjeçe tashmë duket se i ka pushtuar ato. Nën emrin e saj janë radhitur çmime të festivaleve brenda dhe jashtë vendit, të cilat Vivian i mban me fanatizëm. Këtë herë ajo vjen me një intervistë ekskluzive duke na folur rreth projektit të saj të parë me titull “Giove contro”(Jupiteri kundër) i cili duket se është pritur mjaft mirë nga publiku. Ajo nuk harron të na flasë edhe për idhullin e saj Demi Lovato dhe ëndrrat e saj për skenat e mëdha.

 

-Vivian, më në fund me single tënd të parë në tregun ndërkombëtar. Ia vlejtën sakrificat?

– Mendoj se po! Kënga u pëlqye shumë nga juria dhe konkurentët . Sigurisht që “Giove Contro” është një këngë e stilit italian modern.

–  Kush qëndron pas këtij projekti të ri?

–  Të them të vërtetën ky projekt ishte i paparashikuar. Mora një çmim “Canzone Inedito” në një spektaklin tv në Romë dhe menduam t’a prezantojmë këngën dhe videoklipin  në “Area Sanremo”, “Sanremo Giovani” ku dhe arrita të kualifikohem në finale. Për mua ishte një arritje, pasi isha dhe më e vogla në moshë.

– Tani që je zyrtarisht pjesë e tregut italian, cilat janë planet e tua?

– Planet e mia janë pjesëmarrja në aktivitete televizive live dhe koncerte live. Kam shkruajtur tekste dhe muzikë. Mendoj të filloj bashkëpunimin për realizimin e tyre!

– Ke konkuruar në Sanremo Junior. Kjo ndoshta një fillim i mbarë për festivalin e madh Sanremo?

-“Area Sanremo” është një mundësi për te arritur “Sanremo Giovani” ku dhe vetëm 2 këngë futen në “Sanremo Big”, por për mua ishte një eksperiencë e bukur që do të vazhdojë ende më tej.

-Ke terren dhe në Shqipëri. Do vazhdosh të kultivosh këtu, apo tani po mendon vetëm për Italinë?

– Mendoj se po, Shqipëria është vendlindja ime dhe kam shoqërinë e kujtimet më të bukura. Në Shqipëri provova skenën që në moshën 6 vjeç dhe kam një formim artistik dhe kulturor. Do jem këtu, atje, do jem gjithandej. Çmimet jua fal, vendin tim jo.(Qesh)

-Çfarë shiko Vivian në horizontin e saj muzikor?

– Unë shikoj në zërin tim dhe këngën time që i kalon kufijtë e horizontit. Zëri që del nga shpirti dhe prek shpirtin e mijëra njerëzve nuk ka kufij.

-A ka një emër që ti gjithmonë i je falënderuese për të gjitha sukseset që ke përjetuar dhe po përjeton?

– Prindërit e mi të cilët më mbështesin me sakrificat dhe lodhjen duke më shoqëruar në çdo aktivitet dhe profesionistët me të cilët punoj aq shumë për të ecur përpara artistikisht.

– Je vetëm 16 vjeçe, sapo e festove për të qenë të sinqertë, çfarë këshillash ke për bashkëmoshatarët e tu që duan t’i hyjnë botës së muzikës?

– Bota e muzikës është vështirë, ka shumë emocion, por do t’ju thoja vetëm nëse e dashurojnë më të vërtetë dhe me shpirt mund t’ja dalin.

– Cila është skena e ëndrrave të tua?

-Unë ëndërroj shumë. Në ëndrrat e mia ka turne nëpër bote dhe koncerte në stadiume të mëdha, ëndrra adoleshence.(Buzëqesh)

– Në fund, idhulli yt është Demi Lovato. A do doje një bashkëpunim me të dhe nëse po si e ke skalitur në mendjen tënde?

– Normal që e kam menduar shumë, por duhet të punoj shumë akoma. Bashkëpunimin do ta bëj kur t’a ndajmë skenën bashkë dhe unë të kem arritur nivelin e Demit. Do punoj fort dhe momenti do vijë vetë.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=jV5T3bjM6GM