Një vajzë dyvjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski: në Shkup, për shkak të lëndimeve të mara pasi është përplasur nga një veturë. Fatkeqësia ka ndodhur në lagjen Aerodrom, afër stacionit hekurudhor.Sipas policisë, vajza e vogël është përplasur nga një veturë “Fiat Doblo”, që e ka drejtuar 35 vjeçari A.S. nga Shkupi. Në ora 15 e 20 minuta vajza ka ndërruar jetë.