Ushqime të shëndetëshme Gjithnjë e më shumë, njerëzit duan të bëhen më të vetëdijshëm, në lidhje me zgjedhjet e tyre ushqimore, të shëndetshme. Ushqimet ideale për ata që agjerojnë, përfshihen ushqimet nga këto kategori:  Mishi / Fasule: Një burim i mirë i proteinave, mineraleve dhe vitaminave të caktuara.

Fasulet janë një burim i mirë i fibrave dietale. Buka / Drithërat: Një burim i mirë energjie, kjo gjithashtu siguron disa proteina, minerale dhe fibra diete. Produktet e qumështit: Proteina dhe kalciumi janë thelbësore për mirëmbajtjen e indeve të trupit dhe disa funksioneve relevante fiziologjike.

Perimet: Ofrojnë fibra dietetike, si dhe vitamina A, karotine, likopina dhe antioksidantë. Të dobishme në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe shumë problemeve shëndetësore. -Frutat: Kjo duhet të jetë pjesa e fundit e shujtës pas Iftarit, ose preferohet ngrënja së shpejti pas darkës, për të lehtësuar tretjen dhe për të parandaluar problemet gastrointestinale. Siç e dimë, ushqimet me fibra ndihmojnë në reduktimin e aciditetit gastrik dhe acideve biliare të tepërta. Preferohet të shtohen frutat në planet dietike gjatë Syfyrit, për të siguruar një burim të mirë të fibrave.