Dy persona, përfshirë një imam xhamie, u vranë dhe të paktën 16 të plagosur pas një shpërthimi në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në Kabul të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:20 dhe pati në shënjestër xhaminë al-Takwa, në kohën kur dhjetëra persona ishin mbledhur për namazin e pasdites.

Jan Agha, një zyrtar i policisë lokale, tha se bomba ishte vendosur në mikrofonin e përdorur nga imami Mawlawi Samiullah Raihan që udhëhoqi namazin e së premtes.

“Për fat të keq Mawlawi Raihan është martirizuar dhe 16 besimtarë të tjerë janë plagosur”, tha Nasrat Rahimi, zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Talibanët dhe grupet tjera ekstremiste rregullisht kryejnë sulme në kryeqytet.

Talibanët kanë rritur sulmet në të gjithë vendin, megjithëse mbajnë negociata direkte me zyrtarët vendorë dhe ata ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.