Sadri Rexhaj ka lindur në më 16 tetor të vitit 1987 e që në moshën 19 vjece bashkë me vëllezërit e tij Hysniun 20 vjec dhe Bekimin 17 vjec u bënë pjesë e UÇK-së. që nga paslufta Sadriu jeton në një gjendje të rëndë ekonomike, i pa punë e herë pas here ka punuar në ndërtimtari në rregullimin e pullazeve të shtëpive për t’u kujdesur dhe ushqyer familjen e tij dhe 4 fëmijët.

Më datë 14 shkurt të këtij viti, Sadriu ka pësuar një aksident duke rënë nga kulmi i një shtëpie që ka punuar  duke dëmtuar palcën kurrizore e duke mbetur i palëvizshëm e që tre muaj me rradhë po zvaritet nëpër spitalet nëpër Kosovë ku nga moskujdesi i stafit mjekësorë ka marrë edhe infeksione të ndryshme e plaga i është përhapur më shumë nëpër trup.

Familja Rexhaj detyrohet që djalin e tyre Sadriun ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim më serioz, e në mungesë të mjeteve financiare dhe mosofrimin e ndihmës nga institucionet është detyruar që të drejtohet tek miqtë dhe dashamirët për të kontribuar në tubimin e të hollave për shërimin e Sadriut.

Të dhënat për të ndihmuar Sadriun janë:

Nga Kosova, numri i xhirollogarisë Reiffeisen bankë: 1502031002328186

Nga jashtë: IBAN: XK05-1502031002328186

Xhirollogaria është në emër të prindit të tij, Gani Rexhaj.

Gjithashtu atë mund të ndihmojmë edhe përmes dërgimit të sms në Vala në nr. 55244