Sonte do të fillojë edicioni i 64-të i Eurovisionit, i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Eurovisioni këtë vit do të prezantohet nga modelja e njohur me famë botërore, Bar Rafaeli si dhe Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub. Dhjetë shtete do të performojnë në tri netë të këtij festivali, ku në mesin e tyre është edhe shteti i Shqipërisë, që në këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi. Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” dhe do të këndojë më 16 maj, në natën e dytë gjysmëfinale e 14-ta me radhë. Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj.
https://youtu.be/eo4aFzAkQkA