Ka shpërthyer një skandal i madh te Barcelona.

Barcelona është në probleme serioze për shkak të ish-presidentit të tyre, Sandro Rosell.

Ish-presidenti i katalonasëve së bashku me katër persona të tjerë po akuzohen për shpërlarje para.

Sandro Rosell dhe katër personat e tjerë mund të dënohen me nga 11 vite burg dhe një gjobë prej 59 milionë eruosh.

Ish-presidenti i Federatës braziliane, Ricardo Teixeira dhe familja Rosell përfituan nga kjo kontratë 15 milionë euro, nga të cilat 6.6 milionë shkuan për llogari të Rosell e bashkëshortes së tij, ndërsa 8.4 milionë shkuan për Teixeirën, me këtë të fundit që u vu edhe nën hetimin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për skandalin e korrupsionit në FIFA.

Në qendër të hetimeve të kryera për Rosell ka qenë një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2006 nga Teixeira, me një kompani me seli në Ishujt Kajman, për të drejtat televizive të 24 ndeshjeve miqësore të përfaqësueses braziliane.

Gjithashtu, Rosell dyshohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme edhe 5 milionë euro të tjera, si pjesë e kontratës për sponsorizim me “Nike”, me përfaqësuesen braziliane. Në vitin 2014, Rosell dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, pas problemeve të shfaqura me transferimin e Neymar nga Santos në “Camp Nou”.