Përbërësit

500 gr miell

10 gr tharm buke

200 ml jogurt

200 ml ujë të vakët

150 ml vaj

3 vezë

2 lugë të vogla sheqer

1 ½ lugë e vogël kripë

100 gr fara sezami

150 gr margarinë

300 gr djath

Udhëzimet

Hapi 1

Tharmin e bukës vëreni të fermentohet me ujë të vakët e sheqer.

Hapi 2

Pastaj shtojani të gjithë përbërësit e lëngshëm (jogurtin, vajin, 2 të kuq të vezëve).

Hapi 3

Bëjeni një topth të butë brumi, lyejeni me pak vaj dhe lëreni të pushojë për një orë.

Hapi 4

Djathin bëjeni bashkë me 3 të bardhët e vezëve. Sipas nevojës kriposeni.

Hapi 5

Brumin e ardhur ndajeni në tre pjesë, tëhollojeni e mbusheni me djathin e përgatitur. Mbështilleni në formë roleje.

Hapi 6

Shtrudelin e përgatitur kështu lyejeni me një vezë të rrahur dhe spërkateni me fara sezami.

Hapi 7

Piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për 30-40 minuta ose derisa të marrë një ngjyrë të bukur.

Hapi 8

Më pas largojeni nga furra, hidhjani sipër margarinën e prerë në kubikë dhe kthejeni në furrë edhe për 10 minuta të tjerë.

Hapi 9

Lërini të ftohen pak e më pas shijojini.