Shtabi komunal zgjedhor në krye me Bekim Maksutin zv.ministër i mbrojtjes ka zbarkuar mbrëmë në fshatrat e malësisë së qytetit të Tetovës përkatësisht në Llacë, Sellcë dhe Vicë ku nga afër ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave mbi modelin e koncensualitetit dhe idenë e prezantuar dhe promovuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për zgjedhjet presidenciale. Në kuadër të këtij takimi është kërkuar përkrahja për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 21 prill pasiqë kandidatura që përkrahë BDI është pro-europiane.