Në lagjen Dedinje të Beogradit, mëngjesin e sotëm rreth orës 11 ka ndodhur një shpërthim në autobus, me ç’rast pesë udhëtarë janë lënduar.

Në vendin e aksidentit ndodhen ekipe të urgjencës. Pesë të lënduarit menjëherë janë dërguar në spital dhe vijon diagnostikimi.

Disa nga mediat lokale publikojnë se mes të lënduarve është edhe një foshnje.

Shkak për fatkeqësinë është shpërthimi i bombolës së kompresimit të ajrit, ndërsa nga zhurma e fuqishme është thyer edhe xhami anësor i pjesës së prapme të autobusit.