Të nderuar bashkëvendas. Data e shumëpritur e 3 Marsit po afrohet. Është një ditë që është punuar shumë rreth tri dekadash. Është moment që mvaret nga ne se a do të hapim një dritare të re për të mirën e femijëve tonë. Fillimi i është gjysma e punës. Është koha dhe rasti ti kthehemi vetvetes, të mendojmë, veprojmë dhe të besojm në vetveten. Edhe pse shumë të vonuar duhet ti kthejmë Malësisë, dinjitetin, duke e mbrojtur nga armiqët që duan ta gjunjëzojnë. Bashkëvendas të dashur, këtë mund ta realizojmë shumë lehtë duke dalë në votime më 3 Mars dhe duke votuar forumin shqiptar- Malësia na bashkon.  Për Malësinë tonë të dashur është derdhur gjakë, djersë dhe mundim nëpër shekuj. Pra fati është në duart tona, në vënd të armës merrni lapsin, dhe ngjyra e lapsit që rrethonnumrin 5 do të jenë më e fortë se çdo plumb për armikun dhe antishqiptarët e këtyre kohrave. Duke shpresuar se do të dalim faqebardhë dhe fitorja e zgjedhjeve të 3 Marsit do të jenë një hap i madh për të qënë Zot shtëpiet në tokat e të parëve tonë, duom të shprehim përkrahjen tonë pa rezervë për realizimin e të drejtave tona, andaj Ju bëjmë thirrje të mos hezitoni port ë votoni numrin 5 dhe kështu dalim të gjithë më sukses të shkelqyer.  Votoni numrin 5.

Me nderime,

Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha në mërgim”

Detroit, Michigan