Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Sudan, njoftoi zëdhënësi i Misionit të Rusisë pranë KB-së Fjodor Sërzhizhovski. Me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së seanca e Këshillit të Sigurisë të KB-së për Sudanin do të mbahet pas dyerve të mbyllura.

Armata sudaneze dje kreu grusht shteti duke e rrëzuar nga pushteti presidentin shumëvjeçar Oamr al-Bashir, e suspendoi Kushtetutën, e shpërbëhu Parlamentin, Qeverinë dhe organet e pushtetit lokal dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme tremujore. Armata formoi këshill ushtarak, i cili sipas paralajmërimeve do të menaxhojë me vendin në dy vitet në vijim.