Politikanët federalë të FDP, SVP dhe GLP duan të lidhin moshën e pensionit me jetëgjatësinë: nëse njerëzit në Zvicër jetojnë më gjatë, ata gjithashtu duhet të punojnë më gjatë, përcjell albinfo.ch.

Politikanët me influencë të dy partive FDP dhe SVP mbështesin një nismë popullore për të rritur moshën e daljes në pension ose për lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë.

FDP ka kërkuar në mënyrë të qartë që të rritet mosha e daljes në pension ose të jetë e lidhur me jetëgjatësinë në Zvicër. Sipas tyre kjo çështje duhet të rregullohet plotësisht deri në vitin 2030 dhe të shtyhet mosha e daljes, që është 65 vjet.

Nga ana politike, tashmë ka pasur disa iniciativa nga krahu i djathtë (FDP, SVP, BDP, CVP).