Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka organizuar më 16 maj, 2019, Sofrën Tradicionale të Iftarit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilën me ftesë të Kryetarit të OEMVP z. Nebij Hoxha ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Iftari, me mysafirë të lartë nga sfera fetare, ekonomike, diplomatike, politike, kulturore etj., është dhënë në Hotel Double Tree by Hilton në Shkup. Duanë e Iftarit e bëri Muzemil ef. Osmani shef i Kabinetit të Kryetarit të BFI. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore është njëra prej shumë Dhomave Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën anëtarë kryesisht janë subjekte ekonomike, të afarizmit dhe të biznesit, nga spektri shqiptar, përkatësisht mysliman.