Pas lajmit të publikuar në media lidhur me mosrespektimin e gjuhës shqipe nga ana e komunës së Kumanovës, përmes një reagimi të tyre thuhet se respektimi në kuadër të komunës është shembull për të gjithë se si funksionon një komunë multietnike.

“Komuna e Kumanovës reagon lidhur me shkrimet e publikuara në disa media online për mos respektimin e gjuhës shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të respektohet nga të gjitha organet shtetërore në vend si ato qendrore dhe lokale, agjencionet e drejtoritë në bazë të ligjit. Stacioni i autobusëve për të cilën është shkruar është në pronë private, investim që është bërë në të mirë të qytetarëve dhe nuk është në pronë të komunës së Kumanovës e madje komuna nuk ka asnjë ingerencë dhe nuk menaxhon me këtë biznes privat. Sipas ligjit, kjo është në interencë të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Komuna e Kumanovës si një komunë multietnike është shembull për respektim dhe bashkëjetësë mes qyettarëve pa dallim gjuhe, feje dhe etniteti, dygjuhësia përdoret tashmë disa dekada dhe është përparuar me vendim të këshillit të komunës për përdorimin e gjuhës shqipe edhe në punët e këshillit”, kështu sqarojnë nga komuna e Kumanovës.