Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Overfinch, tani po afron versionin e modifikuar të modelit të fuqishëm Range Rover Sport SVR.

Po ashtu, kjo kompani njofton se SVR Supersport i saj do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 25 kopje.

Ky SVR Supersport, ndër të tjera, vjen me pamje “agresive”, set të ri të rrotave “Leggero” 22-inç nga alumini, si dhe kofanon nga fibra të karbonit.