Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Shqiptarë Edi Rama, theksoi rendësin e Marrëveshjes së Prespës, marrëveshje e cila sipas tij i hapi rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Ai u shpreh krenar me atë që Shqipëria ishte ndër vendet e para që ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Marrëveshja e Prespës e cila i dha fund një ngërçi shumëvjeçar i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Më vjen mirë që Shqipëria ishte ndër të parat që ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO. Maqedonia e Veriut nuk është thjeshtë për ne një shtet fqinjë por një mike. Marrëdhëniet më të cilën kultivohen përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Evropës dhe që do të jenë së bashku në tryezën e familjes Evropiane. Ne jemi së bashku në një moment të veçantë drejt çeljes së negociatave me BE-në dhe punë e përbashkët që po bëjmë, shkëmbimi i përvojave na ndihmon jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.