Agjencia hulumtuese M-Prospect ka zhvilluar një hulumtim të mendimit publikim në vend, me çrast qyetarët e anketuar kanë vlerësuar lartë punën e sukseshme të ministrit dhe ministrisë së ekonomisë në përgjithësi.

Në mesin e ministrive që funkcionojnë në sferat ekonomike siç janë ministria e bujqësisë , e transportit dhe lidhjeve dhe ajo e financave, ministria e ekonomisë nga qytetarët vlerësohet me notën më të lartë për shërbimet që ofron.

Qytetarët kanë një vlerësim mjaftë pozitivë për këtë ministri dhe për punën e saj. Kjo vihet re në vlerësimin e punës së kësaj ministrie krahasuar me punën e ministrive të tjera. Ministria e ekonomisë për punën e vet është vlerësuar me notë 5.1 ndërsa ajo e Transportit dhe lidhjeve me 1.8.

M-Prospect ka bërë një studim në terren me 1000 të anketuar të moshës mbi 18 që janë zgjedhur në bazë të gjinisë,përkatësisë etnike dhe vendit ku jetonë. Anketa e zhvilluar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe vë në fokus qëndrimet e qytetarëve ndaj punës së Qeverisë, pas dy vjet mandati, sa janë të kënaqur nga reformat dhe sa kanë besim tek përfaqësuesit politik.