Një lopë është qëlluar nga një polic me armë zyrtare në Istog.

Burime të portalit Kallxo.com brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se kafsha është qëlluar nga arma zyrtare, ndërsa zyrtari policor me gradën e rreshterit, është arsyetuar se ka qëlluar gabimisht pasi caku i tij ishin disa qenë që po i rrezikonin fëmijët.

Rasti është duke u hetuar nga IPK për t’i sqaruat rrethanat.

Kallxo.com mëson se pronari i lopës dhe polici jetojnë në të njëjtën lagje.

Pronari I. Maloku ka treguar se gjendet për pushime jashtë Kosovës dhe se nuk i di rrethanat e rastit. Por, ai ka theksuar se lopa e tij ka qenë e urtë. Sipas tij, lopa është e racës holandeze dhe kushton rreth 3 mijë euro.