Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një pjesë të mirë të Bashkive. Nga rezultatet e derimëtanishme rezulton se fitues kanë dalë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste.

Bindja Demokratike deri më tani nuk ka mundur që të fitojë asnjë Bashki. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vazhdon, si për kandidatët e Bashkisë, ashtu edhe për këshilltarët.