Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion njoftoi se gjatë ditës së djeshme është gjetur dhe celulari i dytë i prokurores publike i cili kërkoheshte me ditë, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga atje, pas gjetjes së celularit të parë, kishte informacione se telefoni tjetër ka humbur.

“Pas dhënies së urdhërit të parë për konfiskimin e celularëve, u gjet vetëm një celular dhe kishim informata se celulari i dytë ka humbur. Prokuroria me kërkes deri tek operatorët për ndjekje të IMEI- identitetit ndërkombëtar të pajisjes së celularit, e gjeti celularin tek një person tjetër. Më pas, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake telefoni është marë. Personi tek i cili u gjet celulari, kishte thënë se e ka dhuratë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Nga atje thonë se kanë marë të gjitha masat për zbardhje të plotë të këtij rasti, ndërsa edhe celulari tjetër do të dorëzohet për inspektim.

Njëkohësisht, prokuroria po teston nëse celulari i dytë ka qenë mjet i Prokurorisë Themelore për njdekje të veprave penale lidhur me përgjimet ilegale të komunikimeve.

Celulari i parë i Janevës ishte marë të hënën e kaluar dhe u dorëzua në eskpertizë me qëllim të shihet komunikimi i të dyshuarve në rastin “Reket”.

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organiuar Villma Ruskovska tha se kanë inçizime ku dëgjohet dhe shihet derisa i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me një biznesmen, ndërsa në bisedë të përbashkët ka qenë edhe një prokuror publik, duke mos precizuar për kë bëhet fjalë.

Ndryshe Katica Janeva dha dorëheqje të hënën e kaluar, e që atëherë nuk është e kapshme për publikun. Siç informuan nga PSP, të martën ajo ka hapur pushim mjekësor.