Nju Jork, 8 qershor – U mbajt në Nju Jork, Parada e komunitetit shqiptaro amerikan e cila mbledh komunitetin shqiptarë nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture. Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit njihet se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi. Parada shqiptare në Nju Jork, është bërë për afro një dekadë, një paradë tradicionale, duke iu bashkëngjitur asaj të Fondit Ndërkombëtar i Emigrantëve.

Pjesëmarës në këtë paradë ka qenë edhe Mhill Gjuraj si një prej veprimtarëve më të mëdhenjë të shqiptarëve në mbarë botën, për të ngritur kështu problematikat me të cilat përballen shqiptarët në trojet e tyre.

Gjatë kësaj parade  me fjalime, këngë e vallëzime nga grupet kulturore shqiptare, gjithashtu bëhet edhe marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork. Parada organizohet nën kujdesin e organizatave shqiptare në SHBA dhe mbështetet fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA.’