Komisioni për letra me vlerë, si një nga institucionet më të rëndësishme financiare në vend ndërvite nuk ka pasur e as nuk ka tingëlluar asnjëherë shqip. Mirëpo, me ardhjen në detyrë të kryetares së re të këtij komisioni Mr. Nora Aliti, ky institucion financiare tashmë frymon edhe shqip. Faqja zyrtare e KLV tashmë të gjitha informacionet i ka edhe në gjuhën shqipe nga A deri në ZH dhe kjo falë kryetares së re e cila me shumë mund ka bërë që institucioni që drejton të ketë një qasje shumë më ndryshe edhe ndaj palës shqiptare e cila ka qenë e diskriminuar dhe nuk ka pasur asnjë të drejtë aty. http://sec.gov.mk/