Neymarit i është hequr shiriti i kapitenit te Brazili për Copa America që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Në vend të 27-vjeçarit, shiritin do ta bartë Dani Alves. Neymar kishte marrë shiritin e kapitenit para tetë muajsh, por për shkak të presionit për çështjet disiplinore, u informua të shtunën se do t’i hiqet.

36-vjeçari Alves do të udhëheqë kombëtaren në miqësoret ndaj Katarit e Hondurasit.

Këtë muaj, autoritetet franceze pezulluan për tri ndeshje Neymarin pasi kishte goditur një tifoz pas humbjes në finalen e Kupës së Francës. Ai raportohet të ketë pasur incidente edhe në zhveshtore me bashkëlojtarë.

Copa America zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.