Në fillim të qershorit do të dal kompletisht me ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucionet shtetërore, ndërsa në fund të qershorit do të fillojë edhe vertikalisht në komuna ku shteti është i përfaqësuar me disa institucione shtetërore.

Këtë sot e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev i pyetur nga gazetarët deri ku është “fshesa” e paralajmëruar duke shtuar se bëhet fjalë për disa ministri, zëvendësministra, disa drejtorë. Numrat përfundimtar, tha ai do të bëhen publike kur do të sillet vendim.

“Ende jemi në fazë të reflektimit, e kam konceptin. Kriteret bazë do të jenë arroganca, mospërmbushja e disa pritjeve për qytetarët, raporti joagjil i disa bartësve të funksioneve publike, nepotizmit, pohimeve të Antikorrupsionit, të gjitha aspektet do të rishikohen dhe besoj se do të bëjmë zgjidhje të vërtetë, që do të jenë aspekt serioz për dinamizmin e punës në vend, pasi qytetarët presin tani edhe rezultate konkrete pas gjithë këtyre vendimeve të mëdha politike dhe pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale”, ka thënë Zaev.

Ai ka informuar se këtyre ditëve do të caktohet takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me partnerët e tjerë të koalicionit ku do të bisedohet për rikonstruimin.

“Besoj se duhet të ndodhin ndryshime nga gjithë reprezentët në Qeveri ose në institucione shtetërore”, ka thënë mes tjerash Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson porosinë e ministrit të BDI-së se përgjegjës për punën e tyre është Ahmeti.

Kryeministri Zaev me këtë rast porositi se të gjithë janë përgjegjës para qytetarëve, pasi një pjesë vijnë nga partitë politike, një pjesë janë intelektualë.

“Reper kryesor janë qytetarët. Të gjithë në përgjithësi presim se ku do mund të ndodhin ndryshime. Për mua nuk ka pengesa dhe paragjykime. Unë jam mandatar, përgjegjësia ime është të kem parasysh pohimet e qytetarëve, të veproj sipas tyre, të bëjë korrigjime adekuate”, ka shtuar Zaev.

Paralelisht paralajmëroi se do të bëhen ndryshime edhe në LSDM.

Ndryshe, Zaev ka përsëritur se në 15 ditët e ardhshme deri në fund të muajit do të sillen vendime serioze për vendin, një pjesë janë e proceseve integruese, siç është marrja e datës për fillim të negociatave me BE-në, e cila varet nga disa vendime të Parlamentit ose ligjit për shërbimet e sigurisë dhe Prokurorisë publike.