Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës janë vendosur në monumentin NewBorn, në Prishtinë. Shtatë shkronjat u mbuluan me poster, ku shihen gratë të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.

Në mesin e grave që janë vendosur në këta posterë, ka sportiste, artiste, politikane, gazetare etj. Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme. Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor.