Përbërësit:

500 gr kërpudha shampinjon
2 qepë
100 gr proshutë të tymosur
2 lugë gjelle vaj
2 thelpinj hudhre
10 rriska buke
250 ml qumësht
200 ml ajkë të thartë/shtalpë
3 vezë
mëlmesa
magdanoz i grirë imët
kripë dhe piper i zi
rigon

Udhëzimet:

1 Kërpudhat e pastruara pritini në thela. Qepën, hudhrën e magdanozin grijini imët.

2 Proshutën ndajeni në thela të holla.

3 Proshutën e qepën kaurdisini në vajin e nxehtë. Pastaj shtoni kërpudhat.

4 Kaurdisini të gjitha bashkë, kriposini e piperosini.

5 Pastaj shtoni hudhrën, rigonin, magdanozin e mëlmesat.

6 Në tavën e lyer me yndyrë shtroni 5 rriska buke, të cilat më parë i keni ulur në qumësht.

7 Mbi bukën e renditur shtroni gjysmën e kërpudhave të fërguara e sipër tyre edhe rriskat e mbetura të bukës.

8 Sipër rriskave të bukës shtroni kërpudhat e mbetura.

9 Tavën mbulojeni me një përzierje të shtalpës e vezëve.

10 Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 160 gradë për 20 minuta.