Jose Mourinho është shprehur se nëse Klopp humbet finalen e tretë në Champions League do të ishte shumë e vështirë për të. Gjermani ka humbur finalen e “Wembley-t” në vitin 2013, ndërkohë që sezonin e kaluar u mund në Kiev nga Real Madrid.

Klopp ka humbur 6 finale në të gjitha kompeticionet, teksa këtë herë do të sfidojë Tottenhamin në finale. Dy herë fituesi i këtij kompeticioni në (2004 me Porton dhe 2010 me Interin), Jose Mouronho, shprehet se presioni te strategu gjerman është i madh.

“Të jesh trajner dhe të kuptosh se çfarë do të thotë të luash në finalen e Championsit ka gjithmonë pasoja negative nëse humbet. Nëse Jurgen fiton, do të jetë një arritje e madhe për të, nëse Jurgen nuk fiton … e dini, të humbasësh tre Champions është shumë, shumë e vështirë. Por për momentin, ai është një njeri pozitiv dhe mendon vetëm për të fituar”, deklaroi Mourinho.