Nëse keni nishane ose lezion në lëkuren tuaj duhet ti kontrolloni sa më shpesh nëse pësojnë ndryshime. Kjo është simptoma e parë që duhet t’ju drejtojë menjëherë tek mjeku dermatolog, pasi kanceri i lëkurës po rritet shpejt në popullatë dhe tanimë nuk prek vetëm moshat e treta, por edhe moshat e reja.

Vetëm gjatë vitit të kaluara janë trajtuar 25 raste me melanomë ne QSUT, ndërkohë që numri mund të jetë edhe me i madh pasi shumë pacientë i drejtohen edhe spitaleve private. “25 është një shifër e konsiderueshme dhe duhet të bëjmë kujdes”, tha Monika Fida, mjeke dermatologe, transmeton Dita.

Përveç se mund ta kemi të trashëguar kancerin e lëkurës ka dhe shumë faktorë të jashtëm, që e shkaktojnë. Solarët që përdoren nga të rinjtë për një ngjyrë të bukur të lëkurës më parë se të filloje plazhi mund të jetë një shkak për melanome , apo siç njihet ndryshe kanceri i cekurës. Ndaj mjekët dermatologe kërkojnë e mbrojtje të lëkurës para se të ekspozoheni në diell. Edhe nëse është vdekjeprurëse, melanoma nëse diagnostikohet në kohë atëherë trajtohet dhe pacienti nuk rikson jetën.

RASTET KUR DUHET TË TREGONI KUJDES

– Formë asimetrike

– Ndryshime në ngjyrë & përmasa

– Diametër më të madh se 6 mm

– Gjakosje ose kruajtje

– Histori familjare me melanomë