Sot u takova me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, me të cilin diskutuam për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe investimet amerikane në Kosovë 🇽🇰🇺🇸

Gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për reformat e ndërmarra ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend.

Gjithashtu u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimin të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

Palmer më shprehu përkrahjen e parezervë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në procesin e integrimit euro atlantik të Kosovës.

Sot u takova me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, me të cilin diskutuam për zhvillimet…

Gepostet von Valdrin Lluka am Freitag, 12. April 2019