Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu u takua sot në Hungari me sekretarin shtetërore në ministrinë hungareze e financave, Balázs Rákossy. Në kuadër të vizitës studimore të delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut u diskutua lidhur me zhvillimin e balancuar rajonal dhe fondet e BE-së për shkëmbimin e përvojave me Republikën e Hungarisë.

Sekretari Shtetëror ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për Ministrinë tonë e vetëqeverisjes lokale në zbatimin e politikës rajonale dhe u pajtua një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në nivel bilateral, i cili pritet të nënshkruhet në shtator pas pajtimit dhe konfirmimit nga ana e qeverive të të dy vendeve.

Ministri Fazliu shfrytëzoi mundësinë për të theksuar procesin e vlerësimit të zbatimit të ligjit në fuqi dhe hartimin e një strategjie të re dhjetëvjeçare për një zhvillim të ekuilibruar, në të cilën duhet të përfshihen përvojat e deritashme, si edhe praktikat e mira, që zbatohen në vendet anëtare, siç është Hungaria. Ndër të tjera, ministri ka shprehur mirënjohjen Qeverisë së Hungarisë për mbështetjen që i jep vendit tonë në përpjekjet e saj për të bashkuar BE-së.

Përvojat që ekipi ynë i përfaqësuesve të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale do të marrë nga homologët e tyre hungarez do të jenë të rëndësishme për të rrumbullakuar pikërisht procesin e vlerësimit dhe hartimit të rekomandimeve dhe qëllimeve në arritjen e një zhvillim të barabartë nl të gjithë territorin e vendit tonë me strategjinë e re.