Kompania e mobiljeve ruse “Spilit”, e cili brenda natës është larguar nga Vranja, ka lënë 300 punëtorë duar thatë, e qindra konsumatorëve të dëmtuar, duke mos paguar për mallrat e dorëzuar.

Shkup/Vranjë, 24 maj – Sipas të dhënave nga Agjencisë për biznes, 49 për qind e “Spilite” është në pronësi të kompanisë ‘Holodeks’ nga Beogradi, kurse 51 për qind në pronësi nga partnerët rusë “OOO Korolj Divanov”, ndërsa “Holodeks” pronar i vetëm i mobilerisë “Neff”. Pas dy kompanive qëndron biznesmen rus Andrei Hodasevič, pronar i dy fabrikave më të mëdha të mobiljeve në Rusi, ‘Mnogo Mebeli’ dhe ‘Korol Divanov’. Dëshmi se këto kompani janë të lidhura për faktin se menjëherë pas largimit të “Spilite” nga Vranja, janë zhdukur edhe faqet e tyre në internet dhe në facebook ndërsa janë mbyllur edhe gjitha dyqanet e tyre. Askush nga “Nefa Furniture” nuk i kanë informuar klientët për këtë gjë ndërsa disa klient të rrallë kanë mundur të vënë kontakt me ndonjë shitës.

“Porosita një shtrat në dyqanin e mobiljeve Nefa në fillim të majit dhe më thanë se afati i dorëzimit ishte 40 ditë. Paguam orenditë me çeqe. Kur pashë lajmin se “Spilite” shkoi nga Vranja, unë e di se kjo është e njëjta kompani, kam telefonuar punëtorët por nuk kam arritur të vendos kontakt, pas disa tentativave  ata më thanë se nuk do të merrja me porosi mobiljet por unë duhet të shkoj në depon e tyre në lagjen “Stepa Stepanoviç” dhe të shoh nëse ka ndonjë nga mallrat në vlerën e orendive që kam paguar dhe urdhëruar. Për fat të mirë, arrita të dilja me një krevat me vlerë të njëjtë, por ngjyra dhe stil tjetër. Kishte gjithashtu një grua që bleu dy lloje e gjëra në vlerë prej 160,000 dinarë në para të gatshme. Meqenëse nuk kishte atë që kishte porositur, ajo mori një tavolinë buke 70,000”, shkruan kështu Blic duke cituar një blerës anonim.

Zatvoren lokal Nefa nameštaja

Presidenti i Organizatës Kombëtare të Konsumatorëve të Serbisë, Goran Papoviç gjithashtu vë në dukje për “Blic” se blerësit e mashtruar nuk kanë shumë shpresë për të marrë mobiljet e paguara ose të kthejnë paratë. “Vetëm nëse “Spilit” ka një pasues ligjor, blerësit mund të presin që ata nuk do të lihen pa para ose mobilje. Ndryshe, fabrika do të falimentojë dhe gjithçka është ende e pasigurtë, sepse pyetja është se sa do të jetë ky falimentim”, thekson Papoviç. Sipas tij, në këtë rast, edhe Serbia është prekur nga sindromi bullgar.

“Është një histori klasike me investitorë të huaj të dyshimtë. Ishte e ngjashme me “Handy” që reklamonte si më e lira e për të shpëtuar iku brenda natës nga vendi. Në situata të tilla, investitorët e huaj paraprakisht bëjnë një llogaritje sa para kanë investuar dhe sa do të fitojnë nga mashtrimi i klientëve dhe punëtorëve. Kjo është arsyeja pse të gjithë blerësit duhet të hapin sy katër para se të hyjnë në dyqane të tilla. Dhe arsyeja e dyshimit është sigurisht fakti që nuk keni një numër telefoni ose një qendër tregtare, një person me të cilin do të jeni në kontakt apo dhe një libër reklamimi”, spjegon Papoviç.

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka ndodhur i njejti rast. I njejti pronarë ashtu si mëson Zhurnal.mk ka mbyllur shitoret tre muaj pa paguar punëtorët dhe obligimet tjera dhe ka ikur brenda natës. Vetëm dje ka ndodhur një kaos në qendrat tregëtare si City Moll, Capitol Moll dhe GTC si një megaskandal me rrahje për shkak të pakënaqësive mes punëtorëve dhe konsumatorëve të cilët me të mësuar për mbylljen e dyqaneve po shprehin revoltën e tyre për mallin e porositur. Ndërkohë, që gjatë ditës së hënë Agjencia e lajmeve Zhurnal do të sjellë informacione më të zgjeruara mbi këtë megaskandal që ka ndodhur në Maqedoni pak ditë më parë.

Ndihmës kryetari i Komunës së Vranjës, Nenad Velickoviç ka thënë se ai ishte personalisht i tronditur nga largimi i “Spilite” sepse në kontaktet midis komunës dhe firmës ruse nuk është treguar për një largim të tillë. “Për më tepër, lirisht mund të them se kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe korrekt. Kohët e fundit, ne folëm edhe për subvencionet e mundshme që do t’u jepnin atyre për zgjerimin e vendit, tokës dhe prodhimit që ata do të përdorin”, theksoi Velickoviç. Ai shtoi se është i befasuar nga fakti se askush nga komuna e Vranjës tanimë nuk mund të kontaktojë me menaxhmentin e kësaj kompanie. “I kemi kontaktuar të gjithë nga zëdhënësi deri tek drejtori, askush nuk lajmërohet”, thotë Velickoviç.

 Goran Papović

“Spilit” arriti të investojë në Vranjë në vitin 2017 ku filloi prodhimin e mobiljeve të dhëna me qira në fabrikat e “Yumka-s”. Sipas njoftimit të fundit në prill të këtij viti, drejtori i Spilite, Ivan Tripkoviç dha dorëheqje në fillim të muajit maj kurse ishte shkarkuar katër ditë më parë. Siç mësojnë mediat serbe, nga depoja në vendbanimin “Stepa Stepanović” në Beograd janë shpërndarë 55.000 pjesë të mobiljeve. Sipas informacioneve, depoja do të jetë e hapur deri në fund të muajit maj dhe konsumatorët që kanë urdhëruar mobiljet kanë afat një javë që të marin të njejtat ose mall në vlerën që kanë porositur.