Maksuti takon banorët e Reçicës së Madhe, diskutohet mbi zgjedhjet presidenciale. Koncepti mbi një kandidaturë koncensuale për president të vendit sonte po diskutohet me banorët e fshatit Reçicë e Madhe në Tetovë ku shtabi komunal në krye me zv.ministrin e mbrojtjes Bekim Maksuti ka zbarkuar në këtë fshat për të diskutuar nga afër me banorët e kësaj zone mbi kandidaturën dhe zgjedhjet presidenciale, rreshtimin e BDI-së krah një kandidature proeuropiane.

“Duke mbështetur njëri tjetrit duke u ulur dhe bashkëbiseduar dhe jo në mënyrën avant-garde e shantazhime po në këto forma nuk kemi bë asnjë gjë locale që ishin goxha sfiduese edhe që atëherë kishte sharje e njollosje sepse thjeshtë duhet në këtë drejtim të mbështesim sepse është vendim i kryesisë dhe duhet përkrahur për të qenë vizionarë, fakt që në aspektin e reformave të brendëshme ka ngecje të flasim sinqerisht”, ka thënë kështu Maksuti në takim me banorët.

Ndërkohë që në takimin e sontëm me banorët e fshatit Reçicë e Madhe të Tetovës i pranishëm ka qenë edhe deputeti i zonës Xhevat Ademi i cili ka folur mbi procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale si dhe rëndësinë për të votuar një kandidat proeuropian i cili do jetë dorë e djathtë e qeverisë dhe nuk do të bllokojë procese të rëndësishme.