Ylli i muzikës pop Madona më herët ka njoftuar për vendimin e saj në lidhje me performancën e saj këtë javë në Eurovizion Song Contest në Izrael këtë javë. Ajo është shprehru se gjithmonë do të mbrojë të drejtat e njeriut dhe shpreson të shikoj një rrugë drejt paqes. Performanca e Madonës do të jetë këtë të shtunë gjatë natës finale të Eurovizionit.

Komenti isaj i parë mbi vendimin për të performuar në këtë festival Madona tha se mbështet të gjithë të drejtat e njeriut. “Asnjëherë nuk do ndaloj së kënduari për t’iu përshtatur agjendës politike të dikujt, nuk do ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që mund të ndodhet në botë,”-tha këngëtarja për Reuters. “Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetë të pafajshme të humbura në rajon dhe dhunën që shpesh përjetësohet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë.

Shpresoj dhe lutem që së shpejti të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes.” Izraeli po pret konkursin e Eurovizion pasi këngëtarja izraelite Netta Barzilai fitoi vitin e kaluar. Vendi fitues zakonisht mirëpret konkursin e vitit të ardhshëm. Madonna pritet të performojë dy këngë në Tel Aviv, një nga albumi i saj i ardhshëm “Madame X” që do të dalë në qershor dhe një këngë të vjetër të sajën.