Lorik Cana dhe partnerja e tij Monica janë prindër të vogëlushit Boiken. Futbollisti ka ndarë shpesh foto me të voglin dhe mund të themi që është i adhurueshëm e mbi të gjitha që i ngjan shumë të atit. Por, prisni! Mund të mendoni se ngjajnë, por ende nuk keni parë provën e madhe që e vërteton këtë ngjashmëri.

Dje, Loriku ka postuar një foto ku shfaqet me të ëmën në plazh rreth viteve 1985-1986, kur ishte ende fëmijë. “Mama dhe mini Liki. Dikur, viti 85-86 s’jam i sigurt”, -ka shkruar ai përkrah fotos.

Të gjithë vunë re vetëm diçka: Loriku duket fiks si Boikeni dhe kjo është e pakundërshtueshme! Ju nuk mendoni kështu?