Ligji për kthimin e tatimit në vlerë të shtuar ndaj qytetarëve ka hyrë në procedurë parlamentare, me këtë propozim ligj që pritet të praktikohet nga 1 korriku fillon dhe realizimi i projektit ‘TVSH-ja ime’, një nga projektet më të rëndësishme nga programi qeveritarë.

“Propozim ligji ka për qëllim që pjesë nga pagesa e TVSH që t’iu kthehet qytetarëve ose më saktë paratë të kthehen tek qytetarët, e njëkoëhsisht do të përmirësohet pagesa ndaj të hyrave tatimore përmes uljes së evazionit tatimor që del nga mosdhënia e llogarive fiskale”, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila e ka elaboruar propozim ligjin para deputetëve.

Të drejtë e kthimit të tatimit do ketë secili person fizik mbi 15 vjet dhe me letërnjoftim valid ose pasaportë, e njëkohësisht edhe xhirollogari aktive dhe të regjistruar në sistemin E-PPD në DAP.

“Personat fizik do kenë të drejtë 15% nga përllogaritja e tatimit prej llogarive fiskale, më pas, pjesa më e madhe e cila do të kthehet 15% është përllogaritur nga tatimi prej 12 mijë denarë dhe bëhet fjalë për këtë tre mujorin e parë”, thekson zëvendësministrja Elezi.

Kthimi i tatimit do të bëhet për gjëra të blera dhe shërbime, ajo nuk mund të bëhet nga llogari që janë të kthyera, llogari fiskale që janë dhënë nga vërtetimllogaritë si dhe llogari fiskale që janë të blera gjëra që tejkalojnë 30 mijë denarë. Të drejtë për kthim të tatimit do të realizohet nga të dhënat e bar-kodit në llogari fiskale përmes softverit dhe aplikacionit nga DAP. Llogaria fiskale mund të lajmërohet përmes aplikacionit në afat prej 10 ditë ndërsa ajo mund të lajmërohet vetëm një herë.