Struga Trim Lumi shënoj fitore të lartë 6-0 kundër Goblen Juniorit në xhiron e 21 të ligës së dytë perëndim, me këtë fitore Struga tregon se është një skuadër serioze për ligën e parë të Maqedonisë së Veriut. Golashënues për Struganët ishin Jahja dy herë, Cvetanovski, Lena, Kasami dhe Osmani. Në një prononcim për redaksin tonë mesfushori i talentuar i Strugës Ard Kasami shprehet që është shumë i kënaqur për golin e shënuar, është gol i parë por që të jep më shumë vetëbesim, ai po ashtu thotë që ndjehet i privilegjuar që është pjesë e kësaj skuadre me plotë futbollist të talentuar dhe me eksperiencë të madhe. “Ndeshjet që vijnë janë shumë të rëndësishme për ne si skuadër, ai thurrë elozhe po ashtu edhe për punën profesionale që bën trajneri Beqiri dhe për kryesin e klubit që kanë krijuar kushte optimale për stërvitje dhe për punën e madhe që bëjnë. Skuadra e Struga Trim Lumi është shumë afër ëndrrës për të qenë pjesë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, qyteti i Strugës dhe sportdashësit në përgjithësi e meritojnë një vend në elitën e futbollit deklaroi futbollisti Ard Kasami.