Talenti i Edon Zhegrovës në fushën e lojës është mirë i dokumentuar. I huazuari nga Baseli te Genk posedon shkathtësi që pak futbollistë të tjerë të Kombëtares “Dardane” i kanë.

Sidoqoftë, pika e tij më e dobët janë lazdrimet dhe tendenca e tij që të jetë shumë aktiv në Instagram. Duke postuar video nga më të ndryshmet në platformën sociale, shpesh duke shprehur naivitet dhe papjekuri, 20-vjeçari e ka shëndrruar veten në një karakter jo shumë të dashur për audiencën kosovare.

Këtë mund ta vërejmë qartë në postimet që bëhen për të, me shumicën e fansave që komentojnë gjëra aspak të këndshme.

Ndoshta, vetëm ndoshta, sikur ai të fokusohej më shumë në futboll dhe t’i linte anash aktivitetet tjera jo shumë të rëndësishme, gjërat do të mund të kishin qenë ndryshe për të. Por prapë, kush jemi ne të gjykojmë, apo jo?