E ngarkuara me punë e ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones pak minuta më parë ka shkuar në zyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndësa Kuvendi ka nisur proceduarat për shkarkimin e këtij të fundit.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së saj, por mesa duket se e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane do të flasë me presidentin Meta për situatën aktuale që ndodhet politika në Shqipëri dhe shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ishte pikërisht firmosja e këtij dekreti ajo që “zemëroi” kryeministrin Rama, i cili tani kërkon shkarkimin e Metës si president.