Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Takimi ka qenë i mbyllur për medie.

Thaçi dhe Daka do të takohen për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Thaçi të martën ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani.

Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.