Skuadra e FC Shkupit dje në selinë e UEFA-s, në Nyon është përfaqësuar nga kryetari i klubit Suat Alija, i cili përveç se ishte pjesëmarrës direkt në shortin, ka realizuar edhe takime me shumë skuadra evropiane. “Ishte një përvojë e mirë dhe e madhe këto ditë në Nyon të Zvicrës, ku kisha rastin të takohem me shumë skuadra dhe drejtues të klubeve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë garë. Kemi nxjerrë përvoja të mira nga ky takim dhe shpresoj që do të kemi bashkëpunime me shumë ekipe, që do të jetë një anë pozitive në promovimin e klubit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë kryetari Alija, i cili nuk ka lënë edhe pa komentuar takimin me bashkatdhetar tanë që jetojnë në shtetin helvetik, e të cilët në mënyra të ndryshme kanë dhënë përkrahje për Shkupin.
Sigurisht se kryetari Alija, nuk e ka lënë pa e komentuar edhe kundërshtarin e ndeshjeve në raundin e parë eliminator të UEFA Ligës së Evropës, ekipin nga Armenia FC Pyunik duke thënë se megjithëse kundërshtari nuk duket shumë i njohur apo ekip atraktiv por do të punojnë pasi bëhet fjalë për një ekip që viteve të fundit është në garat evropiane. Ndërsa më tej kryetari ka thënë se janë në bisedime me futbollistë të ndryshëm të cilët do të përfaqësojnë skuadrën e tij, duke premtuar befasi dhe të kalojnë në randin e dytë.