Kjo është dita e tretë ku mediat dhe opinioni publik janë fokusuar tek publikimi i përgjimeve nga gazetari gjerman i Bild.

Ka pasur shumë reagime nga mazhoranca, opozita dhe shumë personazhe të fushave të ndryshme. Por nga Prokuroria nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Me anë të një njoftimi pritet që prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela në orën 15:00 do të dalë të flasë për mediet.