Dy rep-artistët e njohur dhe shumë të suksseshëm shqiptarë, Ledri Vula dhe Lumi B, ditë më parë paralajmëruan këngën e re. “Kiss Kiss” është kënga e dyshes, që sipas disa storieve që publikuan ata, lanë të kuptohet se kjo këngë do të publikohet sot. “Sot aaa?”, shkroi Lumi krahas fotografisë.

Ndërsa, Ledri shkroi “A pe lshojm sot? Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tyre. Ata edhe më herët kanë sjellë projekte të përbashkëta. “Krejt shokt e mi”, “Shtrejt”, “Pablo”, “Shko”, “Messi”, “Tavolina”, janë bashkëpunimet që sollën ata me emra të tjerë të njohur.