Përbërësit:

– 12 kërpudha të mëdha
– vaj ulliri,
– qepë të vogla (të grira imët),
– 5 thelpinj hudhre, të grirë imët,
– 3 lugë arra të grira,
– 1 domate,
– majdanoz të freskët të grirë,
– një filxhan oriz,
– kripë dhe piper sipas shijes.

Përgatitja:

Kërpudhat lani, ndani pjesën e poshtme (kërcejtë) dhe grini. Orizin zieni. Në vaj ulliri fërgoni hudhrën, shtoni qepët e vogla, kërcejtë e grirë të kërpudhave, domaten e prerë në kube në orizin e zier. Qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe shtoni arrat e grira. Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni kërpudhat dhe radhisni në tepsi. Piqni 15 deri në 20 minuta në furrë të nxehur më parë në 180 gradë celsius. Shërbeni të ngrohta.