Përgaditja

500 gr dredhëza
3 vezë
170 gr sheqer
170 gr miell

Udhëzimet

1. Vezët bashkë me sheqerin rrahini për afro 2 minuta derisa të fitoni një masë kremoze.

2. Gradualisht shtoni edhe 170 gr miell e më pas shtoni edhe dredhëzat, të cilat më parë i keni prerë në copa të vogla.

3. Sa më të vogla copat e dredhëzave, aq më bukur do të duket keku.

4. Kallëpin për ëmbëlsira lyejeni me gjalpë dhe në të zbrazeni brumin e fituar.

5. Piqeni për gjysmë ore në furrën e parangrohur në 175 gradë.