Juventus ka kohë që është vënë në bisedime me Federico Chiesa.

Do të ketë një betejë të fortë mes Fabio Paratici dhe Beppe Marotta në merkaton e verës, dikur kolegë tek Juventus si drejtor sportiv dhe drejtor teknik, tashmë rivalë me kalimin e Marottas tek Inter.

Juventus ka kohë që është vënë në bisedime me Federico Chiesa për ta veshur bardhezi në fund të këtij sezoni, problem mbetet vetëm Fiorentina që e ka bërë të qartë se kërkon 60-70 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin e tyre.

Gjithsesi “La Gazzetta dello Sport” sot ka bërë me dije se është Inter që po konkurron fort për 21-vjeçarin dhe sipas burimeve të kësaj gazete, drejtori sportiv, Piero Ausilio është takuar me babanë e italianit, ku kanë folur për shanset e kalimit të tij në Milano, me fanellën zikaltër.

Operacioni për afrimin e Chiesa nga Marotta parashikohet të mbyllet për 50 milionë euro, pavarësisht dëshirës së klubit violë për të përfituar më shumë nga kartoni i tij.